Vr*sja e gjyqtarit, presidenti Begaj: Dënoj aktin mak*bër, i gjendem pranë familjes

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen gjyqtarit Astrit Kalaja. Kreu i shtetit shkruan se është i tronditur nga ngjarja dhe se e dënon aktin me fjalët më të rënda. ”Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit”,-shkruan Presidenti Begaj.

Reagimi i plotë nga Presidenti Bajram Begaj

Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?