Xhordano Bruno, kush je ti?

 

Mr Gëzim MEKULI

Nëse media publike, opinionistët, OJQ-të dhe opozita nuk po e sjellin frymën e re politike, atëherë kush janë ata që duhet t'a bëjnë këtë punë?

 
Drama e rëndë që po zhvillohet në teatrin politik të Kosovës nuk ka të mbaruar. Edhe analistët «po ofrojnë mendime» për zgjidhjen e krizës politike; Por këtu kemi një problem: nuk ka pavarësi në të menduar.Opozita, poashtu, po mendon e po vepron për zgjedhjen e problemit që e solli pushteti. Por, a është kjo e mjaftueshme? Pse nuk ka (akoma) çarje të sistemit të betonizuar autokrat? Përse kemi ngecje në cilësinë e të menduarit, kritikës, dhe në etikën e të shkruarit?
 
Dhuna kulturore
Galtung në librin e tij «Peace by Peaceful Means», bënë dallimin midis tre llojeve të dhunës: dhunën direkte, dhunën strukturore dhe dhunën kulturore.
Dhuna e drejtpërdrejtë është dhuna fizike, policore apo ushtarake, dhunën strukturore e gjejmë në strukturat e padrejta ekonomike apo politike, ndërsa dhuna kulturore është e lidhur me simbolet kulturore, mentaliteteve dhe ideologjive që mund të legjitimojnë që të dy llojet e tjera të dhunës (atë fizike apo ushtarake). 
Dhunën kulturore e gjejmë tek bindjet tona (të vetëdishme apo të pavetëdishme), tek gjuha, në media dhe kryesisht në literaurën artit, shkencës dhe asaj politke. Galtung mendon se, mentaliteti ynë shpeshherë është “i papregatitur” dhe, shpesh, mund ta mbështes e ta fuqizoj padrejtësinë politike, sociale dhe ushtarake. Prandaj kjo edhe quhet “dhunë kulturore” – pala shkatëruese e kombit, shoqërisë dhe kulturës.
Kur qytetari është pjesë e cirkut të komercializuar të mediave dhe në castin kur ai shndërohet në rrogëtar të mendimeve pushtetare, fuqia e të menduarit të pavarur dhe sfidues zhduket.
Sikurse një njeri që mund të jetë patologjik, ashtu edhe një kulturë mund të jetë patologjike. Kultura patologjike ka nevojë për trajtim, sikurse edhe trupi i njeriut; ajo ka nevojë për terapi. Tendencat e dhunshme të kulturës patologjike duhet të diagnostifikohen e të shërohen, sepse kulturat dhe simbolet e tilla, vazhdimisht, mund të nxisin vuajtje, dhunë dhe të prodhojnë varfëri; jo vetëm shpirtërore por edhe materiale.
 
 
Dhunë kulturore mbi ne?
 
Dy dhjetëvitet e fundit, shqiptarët, si kolektivitet, po përballohen çdo ditë me dhunën kulturore. Kjo dhunë ndërmjetësohet përmes medias (televizionit,radios, gazetës, muzikës) përmes institucioneve arsimore, madje edhe përmes insitucioneve të ndryshme kulturore, humanitare e politke ndërkombëtare. Se ç'farë nënkuptohet me dhunën kulturore mund edhe të debatohet.
 
Por një gjë dihet, të nderuar lexues,
Ka shumë lloje të “dhunës kulturore” dhe të diskriminimit, si: racizmi, etnocentrizmi, ksenofobia (urrejtja ndaj të huajve), ideologjitë që kontribuojnë në shtypjen e të dobëtit (sidomos popujve të vegjël), moskujdesi ndaj të sëmurëve, apo grupet e tjera të pafavorizuara në shoqëri siq janë partitë opozitare, kritik ndaj pushtetit, kritika ndaj ambasadorëve dhe mospajtimi me mendimet e qeverive të shteteve të huaja).
Shkurt e shqip: dhuna kulturore është e rrezikshme, është kancer; ajo “na bindë” dhe “na tregon” se, dhuna, diskriminimi dhe padrejtësia është diçka “normale dhe krejt e zakonshme”.
 
Ilaçi kundër patologjisë kulturore, cili është ai? 
Është intelektuali! 
 
Të nderuar lexues,
Intelektuali di ta sqaroj krizën politike dhe dhunën kulturore. Është intelektuali/intelektualja ajo që lëvizë popullin. Nuk është mendësia partiake. E për të lëvizur pupullin kërkohet guxim. Për këtë veprim kërkohet pavarësi morale. Përë këtë mision duhet vetëmohim. Është intelekuali ai që shkrihet për idealin, atdheun, shkencën dhe të mirën njerëzore dhe, ai/ajo nuk shkëputet nga ky ideal deri në frymën e fundit. Intelektuali nuk di të heshtë para padrejtësisë. Intelektualit nuk i mbyllet goja para tradhëtisë, gënjeshtrës apo dhunës.
Sa intelektual njef ti?
Mua nuk më kujtohen shumë! Janë tre apo katër që i lexoj, i vlerësoj, i dëgjoj e i vizitoj! Sepse nuk është intelektual ai që «shet» dijen dhe aftësinë e tij për hatër të partisë, për pushtetin e për intereset ekonomike e politike të qeverive të shteteve të huaja. Nuk bënë «pazar» intelektuali me dijen dhe mendimin univerzitar për të fituar karierë; sepse kjo do të ishte antipod i intelektualit.
 
Të dashura lexuese,
U dëshmua! Sa pak intelektual ka publikja jonë. Sa shumë mungon guximi për t'u shprehur. Po «tuten» t’a thonë atë që e mendojnë. Intelekuali/intelektualja nuk duhet të fshihet «prapa perdeve» të pushtetit. Intelektualit nuk i kanë hije maskat partiake . Ai është i të gjithëve …
Turrja e aktivistit partiak dhe i analistëve për të qenë i pari, dhe më i zëshmi, në lartësimin dhe vlerësimin e pushtetit është e pritshme dhe e zakonshme për këta «intelektual». Është kjo «kopeja» e mirëorganiuar nga pushteti dhe nga mendimi dominues. Këta janë edhe stativë mikrofoni i pushtetit. Por, heshtja e intelektualit është e papritshme, është e dhimbshme. Edhe më keq, nënshtrimi i intelekualit para «mainstrimit» të opinioneve të pushtetit, është vetëposhtërues dhe, gjithsesi, zhgënjyes.

Shumë «analistë e opinionist», të vetquajtur «të pavarur», u vardisen kryetarëve të partive politike për të fituar ndonjë «asht për t'a lëpirë». Por, intelektuali nuk duhet t’i vardiset e as t’i nënshtrohet mesjetës. Intelektuali nuk duhet të ecë si «viqi pas lopës». 
Xhordano Bruno u dogj në furrën e druve për dijen, për të vërtetën dhe për syhapjen e njerëzimit. Ukshin Hotin, Qerqiz Topullin, At Shtefan Gjeqovin, Fehmi Aganin, i kemi harruar? E kemi harruar këtë sakrificë e këtë epokë, të dashur lexues?

Intelektuali nuk duhet të jetë kundër vetëvehtes e kundër kombit. Intelektuali nuk tradhëton të vërtetën dhe lirinë universale. Sa e trishtueshme kjo, sa pak «rojtarë» që kemi për mbrojtjen e së vërtetës. Detyrë kjo parësore e intelektualit, të dashur lexues.

 
Ashtu sikur se lajmi duhet ndarë nga komenti, ashtu duhet ndarë intelektuali nga analisti. Intelektuali duhet të veçohet nga ata që «shesin ide e mend» tek populli në emër të pushtetit. Ky mund të rrëfej edhe përralla, por asesi jo intelektuali.
Detyra e intelektualit është që, guximshëm, të ndërhyjë atëherë e aty kur ai e nënkupton se hapsira publike është e helmuar, kur mendimi dominues kërcënues për kombin. Ky ka për detyrë të ndërhyjë në jetën politike, kulturore, e ushtarake. Ky duhet të jetë në «gjendje gadishmërie» për të udhëzuar, këshilluar dhe drejtuar popullin tek racionalja. Intelektuali duket në gjendjen e jashtëzakonshme, e analisti në «fotelen e zakonshme».

Të nderuar lexues,
Intelektuali është publik, nuk ka privatësi. Ai është i yti, i imi, i asajë, i atij… ai është çdokund e gjithkah, ai është i të gjithëve e për të gjithë. 

Ai e ka për detyrë, ai «s’ka çare» të solidarizohet me grupet e pafuqishme që kanë nevojë për mendimin e tij, për zërin e tij, për përfaqësimin e tij. Intelektuali është i pluhërizuar në qenjen dhe në egzistencën e masave; është e kundërta e opinionistëve dhe analistëve.
 

SHKARKO APP