Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Xhovalin Delia, “Lorenzo i Madhërishëm” i artit shqiptar në Firence

Kultura E martë, 28 Tetor 2025 12:32
Xhovalin Delia, “Lorenzo i Madhërishëm” i artit shqiptar në Firence
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Xhovalin Delia, një prej figurave më të veçanta të artit bashkëkohor shqiptar, është nderuar me Çmimin e Dytë “Lorenzo il Magnifico” në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor Firence 2025, një prej ngjarjeve më prestigjioze në kalendarin ndërkombëtar të arteve pamore.
Ky vlerësim e shpall atë simbolikisht si një “Lorenzo të Madhërishëm” të artit shqiptar, një artist që nuk përfaqëson vetëm krijimtarinë e një individi, por frymën e një kombi që e kërkon lirinë e shprehjes përmes ngjyrës, dritës dhe metaforës.

“Një tjetër konfirmim artistik, por asgjë më shumë: ajo që ka vërtet rëndësi është ajo që jep, jo ajo që merr,” – shkruan Delia me një përunjësi të rrallë në një prej reflektimeve të tij pas marrjes së çmimit. “Kam dhënë dhe kam bërë më të mirën time, dhe për këtë jam i qetë dhe i kënaqur.”
Në mënyrë prekëse, ai ia kushton këtë arritje gruas dhe vajzës së tij, Nevis dhe Samona: “Këtë trofe e ndaj me femrat e mia të shtrenjta, kuratoret e mia më të rrepta, më të kujdesshme dhe më të rafinuara…”
Në Firencen e tij të përjetshme, qytetin e dritës, të hijes dhe të artit, Delia ndërton një raport intim me peizazhin dhe kujtesën. “Në dialogun mes dritës dhe errësirës, “Firencia ime” pëshpërit sekretet e saj, ato sekrete që vetëm unë i shoh, i perceptoj dhe i ndiej…”, shkruan ai, duke e kthyer qytetin në një metaforë të shpirtit krijues, një hapësirë ku arti merr frymë e ku njeriu përballet me vetveten.

Por ndoshta më i bukuri ndër rrëfimet e tij është ai që vetë e quan “Shtatzënia artistike”, një metaforë e rrallë mbi lindjen e veprës dhe përjetimin e procesit krijues.
Delia e shpjegon aktin e krijimit si një përzierje të ekstazës dhe vuajtjes, të çmendurisë dhe iluminimit. Ai e sheh artin si një përvojë të ngjashme me shtatzëninë, ku ideja bëhet trup, përkëdhelet, lëndohet, ndryshon formë dhe, më në fund, lind në dritë, shpesh në mes të dhimbjes, lodhjes dhe deliriumit të frymëzimit.
“Ne burrat e ‘martuar me artin’ përjetojmë diçka të përafërt gjatë procesit krijues. Si një yll që ndizet në qiell, në mendje na shkreptin një ide që na ndez çmendurinë. Biem në dashuri me të, derisa mbarsemi me muzën… Aty fillon magjia e krijimit, trazuar me kënaqësitë dhe vuajtjet e saj.”
Në këtë rrëfim, krijimi bëhet një proces fizik e shpirtëror, një përpëlitje midis dritës dhe errësirës, midis iluzionit dhe së vërtetës.
Çmimet, për të, nuk janë qëllimi, por vetëm një pasqyrë ku artisti sheh veten pas një udhëtimi të gjatë: “Çmimet dhe medaljet janë një dritë më shumë që të të shohin të tjerët, dhe për të parë më mirë veten.”
Në fund, përtej lavdisë dhe duartrokitjeve, mbetet qetësia e artistit që e di se çdo vepër e bukur është edhe një plagë e ndritur, një fryt i vuajtjes dhe i dashurisë së çmendur për të bukurën.
“Universi magjik krijues fiket bashkë me yllin tënd, por duartrokitjet janë shenja e jetës që vepra e mbaruar i çon krijuesit të vet lehonë.”
Xhovalin Delia është, pra, një piktor i përjetimit, një alchemist i ngjyrës dhe mendimit, që i ka dhënë artit shqiptar një tjetër emër në hartën e botës, dhe një tjetër frymë në tempullin e artit bashkëkohor europian.

Kush është Xhovalin Delia
Ai, Xhovalin Delia u lind më 29 prill 1959, në Pukë, është një prej artistëve më të shquar shqiptarë të diasporës, piktor, regjisor dhe shkrimtar, që prej vitesh jeton e krijon në Firence, qytetin që ai e quan “laboratori i përjetshëm i shpirtit artistik”.
I diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës, Delia ka ndërtuar një karrierë që kapërcen kufijtë e formave tradicionale të pikturës, duke eksperimentuar me instalacione multimediale, video-art, animacion dhe performancë vizuale. Në zemër të qytetit të Firences, studioja e tij në Via dei Leoni 18/R është kthyer në një hapësirë simbol të dialogut mes artit bashkëkohor dhe trashëgimisë klasike të Rilindjes italiane.
Delia është ndër ata artistë që nuk e kufizojnë artin në një medium të vetëm. Vepra e tij është një bashkëbisedim mes dritës dhe hijeve, mes përvojës shqiptare dhe universales. Ai e sheh pikturën si “akt frymëmarrjeje”, ku ngjyra, fjala dhe imazhi përkthyen tensionin krijues të njeriut që kërkon kuptim në një botë gjithnjë në ndryshim.
Nëpërmjet instalacioneve dhe pikturave të tij, Delia ka krijuar një gjuhë estetike origjinale, ku bashkëjetojnë poetika e figurës klasike dhe dinamika e teknologjisë moderne. Ky hibrid artistik e ka bërë atë një figurë të njohur në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor.
IX Florence Biennale (2013) – fitues i Çmimit “Lorenzo il Magnifico” për projektin multimedial Big Bang (pikturë, instalacion dhe video-art), një vepër që e pozicionoi Delian në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe e konsolidoi si zë të veçantë në artin eksperimental bashkëkohor.
Florence Biennale 2025 – shpallet fitues i Çmimit të Dytë “Lorenzo il Magnifico”, duke shënuar kështu një rikthim të fuqishëm dhe një konfirmim të qëndrueshëm të vlerës së tij artistike.
Ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, me veprën Primavera (rreth vitit 1990), e njohur si një nga pikturat e para të aktit femëror të ekspozuar në Shqipërinë komuniste, një akt guximi estetik dhe shprehjeje të lirë artistike në një kohë të censurës.
Pjesëmarrje në evente ndërkombëtare, si Milan Biennale, Rome Triennale, Monte Carlo Art Exhibition dhe Salon du Louvre, Paris, ku veprat e tij janë prezantuar si shembuj të një arti që flet me një gjuhë universale, përtej kufijve gjeografikë e kulturorë.
Galeria personale në Firence – hapësirë ekspozuese dhe krijuese ku Delia ndërthur artin me përvojën, duke zhvilluar projekte solo dhe kolektive që përfshijnë pikturë, instalacion dhe video performancë.
Big Bang (2013) – instalacion multimedial që ndërthur pikturën, imazhin dixhital dhe tingullin, duke eksploruar lindjen e formës dhe materies, si metaforë e shpërthimit krijues.
Primavera (rreth 1990) – pikturë në vaj mbi kanavacë, e konsideruar si një moment i kthesës estetike në artin shqiptar të fundviteve ’80–’90.
Seria “La mia Firenze” – cikël pikturash kushtuar qytetit të Firences (Ponte Vecchio, Views of Florence), ku autori rimendon hapësirat urbane përmes një estetike pikselizuar dhe ritmike, që i jep jetës qytetare dimensione poetike dhe metafizike.
Filma të shkurtër dhe animacione, si Chi lo merita, i vlerësuar në Shqipëri dhe me Çmim Special në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit Annecy, një ndër më prestigjiozët në botë.
Xhovalin Delia është artisti që bashkon rrënjët shqiptare me frymën rinore të Firences, duke shndërruar çdo krijim në një urë midis kujtesës dhe së ardhmes. Arti i tij flet për evolucionin e ndjeshmërisë shqiptare në dialog me artin europian, për shpirtin e lirë që guxon të eksperimentojë, dhe për bukurinë që lind nga përplasja e kontrasteve.
Në çdo penelatë të tij, në çdo ndriçim apo hijë, Delia dëshmon se arti nuk është thjesht pamje, është përjetim, është frymë, është udhëtim drejt vetes përmes botës.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Para 50 minutash
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 55 minutash
Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 11 orësh

Etiketat e lidhura

“Lorenzo i Madhërishëm”albert vatajXhovalin Delia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 50 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 51 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 52 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 54 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.