Xhuvani del në gjyq, kërkon t’i shpëtojë burgut përjetë

Konstandin Xhuvani doli për herë të parë në një seancë gjyqësore dhe pranoi autorësinë e vrasjes së katërfishtë, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 4 nëntorit, por kërkoi gjykim të shkurtuar, me qëllim për t’i shpëtuar masës së dënimit me burg të përjetshëm. Kërkesa e Xhuvanit u paraqit nga vete i pandehuri, që ndryshe nga seanca e kaluar ishte dje në seancën e radhës gjyqësore, por nuk ishte i pranishëm avokati i tij mbrojtës. Kërkesën e të pandehurit e kundërshtoi prokurori i çështjes, i cili argumentoi para trupit gjykues arsyet, se pse nuk duhet pranuar gjykimi i shkurtuar për të si i akuzuar me dashje mbi vrasjen e katërfishtë, të paktën mbi dy persona. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve trupi gjykues kërkoi nga prokurori të sjellë prova të reja, të pa administruara në dosje, qe të shprehet më pas mbi kërkesën e Xhuvanit. Mbrojtja e tij pretendon se Xhuvani e ka kryer krimin në kushte të rënda psikologjike dhe psikike, ndërkohë që seanca e radhës është caktuar për më 15 janar. Ndërkohë në sallën e gjyqit mungonin edhe dje familjarët e të pandehurit. Të pranishëm ishin dy shokë të tij. Për një krim të kryer më parë Xhuvani ishte dënuar me dy vjet heqje lirie, ndërsa  në mëngjesin 4 nëntorit, brenda lokalit “Ante Grand”, ai ekzekutoi 4 persona, dy prej të cilëve, sipas akuzës, në mënyrë të pavullnetshme. Mes tyre 26-vjeçari Xhuvani vrau pa dashje edhe shokun e tij, Arbër Demiraj, si dhe italianin Giampaolo Azzolo, i cili ndodhej në atë lokal ku ndodhi ngjarja e rëndë. Dy viktima të kësaj ngjarje, Edison Jaho dhe Enea Xhaji ishin në shënjestër të Kostandin Xhuvanit, pas një konflikti që lindi mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?