Ylli i One Direction: Dua të martohem me Selena Gomez

 

Ajo së fundmi ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet për një lidhje me yllin e “One Direction”, Niall Horan, por ky i fundit ka bërë një rrëfim surprizues lidhur me Selena Gomez, teksa ka qenë i ftuar në programin e James Corden. Sipas TCh, Ylli irlandez ka treguar se do të martohej më këngëtaren e hitit “Come & Get It” kur komediani e ngacmoi rreth thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë për një marrëdhënie mes tyre. Teksa ishte pjesë e lojës “Sleep With (Të flesh me), marry (Të matohesh me), crusie (të lundrosh me)”, 21-vjeçarit i janë përmendur tre emra të personazheve të famshëm, Demi Lovato, Selena Gomez dhe Tina Fey, ku këngëtari duhet të zgjidhte. Zgjedhja e tij ka qenë: “Të fle me Tina Fey, të martohem me Selena Gomez dhe të lundroj me Demi Lovato. Ka një zë të mrekullueshëm, do këndojmë gjatë gjithë kohës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?