Ylli Manjani ironizon deklaratën nga Mediu: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj më shfaqet lugati

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu thotë se vetëm Berisha mund të bashkojë opozitën dhe se ”nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti”. Kjo deklaratë është ironizuar nga Ylli Manjani. ”Ndjesë për këdo që beson në ringjallje, por unë këtë përfytyrim kam, lugatin”,-shkruan Manjani.

Postimi i plotë nga Ylli Manjani

Ndoshta gaboj, por sa herë dëgjoj fjalën “ringjallje”, më vjen ndër mend pamja e lugatit. Ndjesë për këdo që beson në ringjallje, por unë këtë përfytyrim kam, lugatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje, më vjen ndër mend edhe një barsoletë me këtë rast:

Swiss Digital Mobile Reklama

Një hebre nga Shqipëria u sëmur dhe shkoi në Jeruzalem për të marrë ndihmë mjekësore. Pas përpjekjeve të shumta, nuk ia doli dot. Spitali atje i thotë të shoqes se rasti ishte shumë i rëndë dhe nuk kishin ç’t’i bënin më shumë. Por e lidhën me një agjenci funerale atje. Agjencia i tha gruas së të ndjerit se mund ta varrosnin në Jeruzalem, meqë kushtonte më pak.

Gruaja tha: Më mirë në Tiranë, sado që të jenë shpenzimet… se kam dëgjuar se këtu, në Jeruzalem, është ngjallur njëherë dikush.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?