Yoko, gruaja e xhazit

Yoko, ka sy të mëdhenj kafe, balluket e prera shkurt mbi ballin e lart dhe vështrimin e mban gjithnjë mbi duart e mbledhura me njëra tjetrën, teksa I shoqi flet. Portreti i saj i ngjan një muzike të trishtuar xhazi. Haruki Murakami, një nga shkrimtarët më të njohur të kohës e takoi atë korridoret e Universitetit “Waseda” në Tokio më shumë se 30 vite më parë. Trupi i saj i imët, fustanet nën gju dhe xhaketa plot ngjyra e bënë atë, të shkonte drejt saj. Në dhomën e vogël të një shtëpie njëkatëshe, ku qëndronte gjatë viteve të Universitetit, ajo e preku lehtë teksa në magnetofon vuri një disk.

Tingujt që dolën fillimisht qetë e më pas do të ngriheshin për të pushtuar dhomën dhe dy trupat e tyre do ta bënte Murakamin ta dashuronte gjithmonë muzikën. Në vitin 1971 pas martesës ata hapën një lokal xhazi të quajtur “Peter –cat” me paratë që Yoko kishte trashëguar nga Iiati. Nën aromën e çajit të kuq, ai gjente çdo mbrëmje buzëqeshjen e saj, fshehur nën fytyrën vezake. Yoko ka mbetur e njëjtë për të. Gati gjysmë shekulli në krah të tij, ajo ka ditur të ruajë një lloj intimiteti joshës për çdo lexues që të romaneve të Haruki Murakamit.

Çdo kritik do të dojë të dijë diçka më tepër për gruan që tashmë mbi të 50-tat, e mban ende vështrimin ulur përkrah të shoqit në konferenca shtypi. Çfarë fshihet pas portretit të heshtur të japonezes, që është e para që lexon veprat e tij, dhe të cilës shkrimtari I beson aq shumë. Ajo flet rrallë dhe atëherë kur ndodh, duket sikur nuk e thotë atë që vërtet mendon. “Ndoshta se Yoko është një personazh”, do të shprehej Murakami në një intervistë rreth saj. “Ajo kërkon ta mbajë gjithnjë të fshehur personin e saj”.

Por lexuesit që gjejnë gjithnjë dashuri, dhe skena të gjata seksi në veprat e tij, kërkojnë të dinë gjithnjë se si ajo e inspiron atë. Por e vetmja gjë që gjejnë janë fotot e saj, shallet gjithnjë të hedhura mbi qafën e hollë dhe flokët nën të njëjtin model…Kur Murakami u bë një shkrimtar i madh, ajo u kujdes për çështjet e biznesit. Yoko është gjithnjë personi i parë që lexon librat e tij, dhe që ai I trembet gjithnjë për kritikat. Haruku Murakami ka lindur më 12 janar të vitit 1949 dhe është një nga shkrimtarët më të njohur japonezë të kohës. Veprat e tij kanë marrë vlerësime të shumta si çmimin “Franc Kafka” apo “Jerusalem”.

Letërsia e tij është një rrëfim për vetminë duke na e dhënë atë përmes simbolizmit dhe toneve surreale. Murakam konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë post modernë. “The Guardian” e quan atë, si një “ndër romancierët më të mëdhenj që është gjallë”. Ai lindi në Japoni gjatë luftës së dytë botërore.

Babai i tij ishte një prift budist, ndërsa nëna e bija e një tregtari nga Osaka. Që në fëmijëri, ai do të ndikohej nga kultura perëndimore kryesisht letërsia. Ai u rrit duke lexuar vepra të shkrimtarëve të mëdhenj si Kurt Vonnegu, apo Richard Brautigan, si dhe shkrimtarë të tjerë japonezë me ndikim nga kultura perëndimore. Ai studioi drama në Universitetin “Waseda”, në Tokio ku takoi dhe gruan e tij të ardhshme Yoko. Puna e tij e parë do të ishte shitës në një dyqan, situatë e cila përshkruhet dhe në romanin e tij të parë.

Muzika nuk mungon në romanet e tij. Si dashnor I muzikës ai tregonte më vonë se ka shkruar një roman duke u nisur vetëm nga një titull kënge. Disa nga veprat e tij kanë tituj këngësh të njohura të kohës. Një tjetër pasion I tij është vrapimi. Ai është një ndër maratonistët më të njohur. Më 23 korrik 1996 ai përfundoi maratonën e tij të parë me 100 km rreth liqenit Saroma në Hokkaido , Japoni. Veprën e tij të parë e shkroi kur ishte 29 vjeç.

Ai tregon se u frymëzua të shkruante novelën e tij të parë më 1979 duke parë një lojë basketbolli. Menjëherë pas ndeshjes ai e ndjeu se duhet të shkruante. Për disa muaj ai do të ecte rrugëve dhe mbrëmjeve do të ulej në një bar duke përfunduar romanin. Ai e përfundoi historinë dhe e çoi në një konkurs letrar ku mori dhe çmimin e parë.

Suksesi i librit të parë “Hear the Wind sing” e inkurajoi atë të vazhdonte të shkruante. Një vit më vonë ai shkruan një tjetër libër, vazhdim i të parit. Ndërsa në vitin 1982 ai do të shkruajë pjesën e tretë të kësaj historie, të cilën e quajti trilogji. Dhe pse ai i quan romanet e tij të para si “të dobëta” përkthimi i tyre në anglisht do të ishte një sukses në botën perëndimore.

Në vitin 1986 ai u largua nga Japonia dhe udhëtoi nëpër Evropë, për të përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë këtyre viteve dha leksione në Universitetin e Princeton, Neë Jersey dhe në Tufts University dhe shkroi një sërë romanesh të tjera të suksesshme. Në vitet 1994-1995 ai shkroi romanin “The wind –up bird chronicle” një novelë e cila fokusohet në tendenca fantastike por që ka elementë të dhunës fizike dhe psikologjike.

Ky roman fitoi çmimin “Yomiuri” dhe iu dorëzua prej shkrimtarit nobelist Kenzaburo Oe. Traumat kolektive duke marrë shkas dhe nga vëndi i tij do të bëheshin pjesë e letërsisë së Murakamit. Ndërsa ai ishte duke përfunduar një tjetër roman, Japonia u trondit nga një tërmeti Kobe. Kjo ngjarje do ta frymëzonte atë të shkruante një sërë shkrimesh për këtë temë. Murakami është i njohur gjithashtu edhe si një përkthyes.

Ai është përkthyes i veprave të F. Scott Fitzgerald, Raymond Carver, Truman Capote, John Irving, dhe Paul Theroux. Haruki Murakami është ndër shkrimtarët japonezë më të njohur sot në botë dhe ndër më të rëndësishmit e botës letrare, autor i pothuajse të gjitha çmimeve prestigjioze letrare dhe për disa vite radhazi një ndër pertinentët e çmimit Nobel në Letërsi.

Kritika e cilëson Murakamin si ndër mjeshtrit e rrëfimit sot, autori që tronditi letërsinë japoneze dhe për shfaqjen e saj në botën letrare përmes së ashtuquajturit “thjeshtësim i realitetit”, për çka në krye të debutimit të tij u keqkuptua nga kritika dhe autorët e tjerë, të cilët sot e kanë idhullin e tyre letrar.

Përkundër kanoneve, diskrecionit, tabuve që shpesh e kornizojnë letërsinë japoneze, Haruki Murakami e çliroi prozën e tij, duke e kthyer atë në një ndër më të lexuarat në botë. The Guardian shkruan për të “Një dite do të fitojë çmimin Nobel. Botuesit e ndjekin nga pas më kot. Duket sikur secili do një copë prej Haruki Murakamit”.

Murakami konsiderohet si një nga zërat më origjinalë në letërsinë botërore. Proza e tij nuk i përket asnjë lloji, por ka prurjen e llojit më të mirë të prozës moderne. Në vitin 2006 ai ishte I 6-ti shkrimtar që mori çmimin “Franc Kafka” nga Republika Ceke për novelën e tij “Kafja në breg”.

Në shtator të vitit 2007 ai mori një dekoratë nga Universiteti i Liege në qershor të vitit 2008 nga Universiteti I Princetonit. Në janar të vitit 2009 ai mori çmimin “Jerusalemi” një çmim me të cilën vlerësohen shkrimtarët që janë marrë me tema të lirisë njerëzore. Në vitin 2007 ai u vlerësua me çmimin “Kiriyma” çmim të cilin e refuzoi për parime personale. Disa nga veprat e tij janë ekranizuar.

SHKARKO APP