Zbardhet vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga këshilltarët e PS (faksimile)
Është depozituar këtë të enjte pranë sekretariatit të Këshillit Bashkiak të Tiranës projektvendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë.
Dokumenti është shoqëruar me një relacion ligjor, përgatitur nga këshilltarët e Partisë Socialiste, ku argumentohet se mungesa e zgjatur në detyrë prej tre muajsh, për shkak të një procesi penal në vijim, është dhe bazë për ndërprerjen e mandatit.

Në relacion thuhet se situata aktuale kërkon një udhëheqje aktive dhe të pranishme, sidomos në një moment kur Tirana ndodhet në një fazë të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe social.
Megjithatë, në dokument sqarohet se kjo kërkesë nuk duhet të interpretohet si një pranim i pretendimeve apo akuzave penale ndaj Veliajt.
Nëse miratohet nga Këshilli Bashkiak, kërkesa për shkarkim do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për vendim përfundimtar, në përputhje me procedurat ligjore.
KOHA JONË SONDAZH

