Zbulohet shuma/ Ja sa do i kenë rrogat prokurorët e SPAK-ut

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, në mënyrë të veçantë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që do të merret me hetimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar, pritet të shoqërohet dhe me miratimin e pagave për prokurorët, të cilët do të jenë pjesë e kësaj njësie.

Në një intervistë dhënë për seksionin në shqip të prestigjiozes gjermane ‘Deutsche Wellë’, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi, ka bërë me dije se paga për një prokuror të SPAK duhet të nisë nga 1500 euro dhe të arrijë shumën e 2500 eurove, me qëllim parandalimin e korruptimit të tyre.

‘Çdo institucion ka rrezikun e kalbëzimit nga brenda.

Edhe prokurorët e SPAK mund të bëhen viktima të korrupsionit.

Por ata do të jenë nën kontroll të vazhdueshëm nga brenda institucionit. Nga ana tjetër për ta minimizuar mundësinë e rënies pre të korrupsionit pagat e tyre u japin mundësi të jetojnë me dinjitet pa u korruptuar.

Prokurori i SPAK e ka pagën mujore 1500 euro që ditën e parë të punës.

KLP i ka propozuar qeverisë t’i rrisë deri në 2.500 euro’, ka thënë Ibrahimi për DW.

SHKARKO APP