Zbulohet vepra e realizuar nga Hitleri, një dëshmi e çmendurisë së tij (FOTO)

Adolf Hitleri përveç të qënurit dikator ka qenë dhe piktor. Një muze në Italinë veriore ka zbuluar një pikturë të realizuar nga dora e Adolf Hitlerit, si pjesë e një ekspozite që tregon lidhjen midis artit dhe çmendurisë.

Piktura do të ekspozohet për publikun deri në 16 nëntor në muzeun e Salos, Itali. Vepra e kuruar nga kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi, është ofruar përkohësisht për muzeun nga një koleksionist gjerman.

Sipas Sgarbi-t, piktura e realizuar me bojëra vaji, tregon dëshpërim dhe “flet” shumë për gjendjen e tij psikologjike. Sgarbi thekson se në të mund të vësh re mjerimin e Hitler-it në momentin e realizimit të veprës.

“Piktura do të thotë shumë për psikologjinë e tij. Nuk ka asnjë madhështi këtu, vetëm mjerim”,- u shpreh Sgarbi për agjencinë e lajmeve Italiane, ANSA.

Ekspozita e titulluar “Muzeu i çmendurisë: Nga Goya tek Bacon” shfaq 200 vepra që përfshijnë piktura, fotografi, skulptura dhe instalacione të ndryshme. Vepra e Hitlerit është vendosur përkrah asaj të diktatorit italian Mussolini.

Akademia e Arteve të Bukura të Vjenës, e inkurajoi atë për të braktisur artin dhe të ndiqte një karrierë në politikë dhe që të gjithë e dimë se si përfundoi.

Burimi: The Telegraph/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP