Zbuloni kuptimin e ikonës raketë në “Facebook”

Ditët e fundit përdoruesit e “Facebook” kanë vënë re një risi në “News Feed”-in e tyre. Bëhet fjalë për një ikonë në formë rakete, e cila gjendet në krye të faqes.

Por shumë përdorues nuk kanë arritur ta kuptojnë se për çfarë shërben kjo ikonë.

E pozicionuar në të djathtë të faqes, ikona në formë rakete ju jep lajme dhe postime të populluara nga njerëz apo faqe që ju nuk i keni dhënë “Like” apo miq që nuk i keni në listë. Po ashtu postimet e shfaqura lidhen ngushtë me interesat tuaja.

 

SHKARKO APP