Zbuloni peshën tuaj normale në pak sekonda, ja metoda

Pesha e trupit tuaj shpesh herë kthehet në një problem shqetësues, nga ku lindin dhe shumë sëmundje të ndryshme. Prandaj shpesh themi që duhet të kemi një trup normal. Por si ta kuptojmë nëse kemi një peshë normale trupore apo jo?

Doni ta zbuloni nëse keni një peshë normale? Ja një test i thjeshtë, që zgjat vetëm 30 sekonda:

Prisni një spango po aq të gjatë sa jeni ju. Më pas e lakoni në gjysmë dhe e vendosni përreth belit. Nëse mund ta rrethoni me të të gjithë belin, ky i fundit është më pak se gjysma e gjatësisë tuaj domethënë keni peshë ideale. Por, nëse nuk e arrin ta rrethojë të gjithë belin, është koha të dobësoheni.

SHKARKO APP