Zëvendësimi i Holta Zaçaj, Gjykata e Lartë cakton datën për zgjedhjen e gjyqtarit të Kushtetueses

Gjykata e Lartë do të zgjedhë më 30 shtator anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Tre kandidatët me më shumë pikë janë Asim Vokshi, Naureda Llagami dhe Florian Ballhysa, emri i njërit prej të cilëve pritet të zgjidhet si anëtar i ri.

Njoftimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambientëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?