Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Berisha: PD tërhiqet nga procesi, është farsë
Sali Berisha ka deklaruar se PD do të tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
“Ne tërhiqemi totalisht nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Nuk marrim pjesë në farsë, pasi PS futi edhe kandidatë të tjerë, siç është Endri Shabani”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.
Deklarata vjen pasi ditën e sotme, lista me emrat kandidatë për postin u miratua në Komisionin e Ligjeve me 9 vota pro dhe 3 kundër, duke kaluar kështu në seancën plenare për votim.
KOHA JONË SONDAZH

