Zgjedhje për vendin e dytë

 

Nga Mero Baze

Nga mënyra se si Partia Demokratike në opozitë ka orientuar gjithë fushatën elektorale dhe nga mënyra se si po tenton të prodhoj një “lojë luftash” para ditës së votimit, kjo fushatë elektorale dhe i gjithë ky proces zgjedhor ngajnë si një betejë mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim se kush do të jetë e dyta në zgjedhje.

Beteja ka nisur qysh në fillim të fushatës elektorale, kur Partia Demokratike u fokusua në betejë vetëm tek bashkitë ku kandidojnë njerëz të LSI.

Nga ana taktike kanë vepruar drejt, pasi duke menduar se ka plot probleme mes LSI dhe PS në bazë, për shkak të punësimit apo trajtimit të ndryshëm të militantëve nga të dyja partitë në kolaicion, mund të gjenin të çara dhe të fitonin këto bashki.

Kështu duke u foksuar gjithë beteja tek 15 bashkitë ku kandidonte LSI, e gjithë fushata mori fytyrën e betejës PD – LSI, ose më mirë të themi si një vazhdim i ndarjes që ndodhi mes tyre më 1 Prill 2013.

Ishte pikërisht ky interes i rritur i PD për bashkitë ku kandidoi LSI që zgjoi dhe reagimin e LSI dhe aktivizmin në rritje të saj dhe në zona që nuk i kishim në llogari politike. Kështu Vora u bë një vatër e paparashikuar lufte mes dy partive kryesore dhe dominoi debatin poltik gjatë gjithë fushatës. Gjirokastra dhe Cërriku po ashtu. I vetmi përjashtim ku u tentua të rritje tensioni ishte Shkodra, por dhe aty, Doshi ngaqë nuk e motivonte dot PD kundër Bazhdarit, u përpoq ta paraqeste atë si kandidate të LSI. LSI në Shkodër nga ana e saj dominoi fushatën dhe ishte shumë aktive për të tërhequr në thesin e saj cdo votë nga PD e dëshpëruar.

Por beteja PD LSI vazhdoi nëpër studjo televizive, në cdo zonë ku kishin kandidat dhe së fundmi dhe në finishin e këtyre zgjedhjeve. Të gjitha debatet publike rreth incidenteve vazhdojnë të vërtiten mes PD dhe LSI.

E gjithë kjo situatë ka prodhuar dy ndjesi për këto zgjedhje.

Ndjesia e parë është që Partia Socialiste e ka fitoren e sigurt në shumicën e bashkive. Dhe ndjesia e dytë që beteja e ashpër mes PD dhe LSI po bëhet për vendin e dytë. Sipas sondazheve paraprake LSI ka shumë shanse të dal baraz ose të kaloj në numur bashkish PD në rezultatin përfundimtar. Së dyti LSI ka shanse të dal parti e dytë në shumë qytete të vendit në disa raste duke mundur dhe PS por në shumicën PD.

E gjithë kjo ka prodhuar tek PD një strategji idjote duke u vënë në garë me LSI dhe duke vetzvogëluar veten përballë kundërshtarit të saj kryesor.

Partia Demokratike është opozita më e madhe në vend dhe ajo ka kundërshtar kryesor Partinë Socialiste. Ajo matet me Partinë Socialiste dhe tenton të mund atë. Strategjia e Lulzim Bashës për të sulmuar LSI dhe për të lënë të qetë Edi Ramën, e bën atë jo vetëm një lider ilacak për demokratët por dhe të paaftë dhe me një mungesë të thellë vizioni për të udhëhequr opozitën. Një opozitë që lufton për vend të dytë, është një opozitë e vdekur. Ajo as frymëzon, as ngjit në debatin publik dhe as vetviktimozhet dot sic po tenton Basha.

Përpjekja që në cdo qytet ku ka kandidat të LSI, të rrihen, herë duke i rrahur PD, e herë duke i rrahur LSI, nuk zvogëlon LSI, por PD. LSI në kuptimin banal të fjalës do sebebe për tu faktorozuar dhe për të ecur përpara, dhe i ka rënë shansi që partia më e madhe e opozitës konsideron atë kundërshtare dhe jo PS. Kjo është ta dorzosh lojën në tavolinë dhe biles të bësh sherr nëse do të lënë dhe ty një vend aty apo jo. Vetëm Lulzim Basha di të bëj kështu opozite dhe di ta zvogël opozitën jo vetëm në numura, por dhe në moral, në kauzë, dhe në histori.

 

"Tema"

SHKARKO APP