Zgjedhjet e pjesshme, Arbjan Mazniku nga Cërriku fton qytetarët të votojnë

Deputeti i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku, u bërI thirrje qytetarëve të Cërrikut që të marrin pjesë në procesin e votimit për kryetarin e ri të bashkisë, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale që po zhvillohen sot në pesë bashki të vendit.

Në një deklaratë për mediet, Mazniku u shpreh se procesi po zhvillohet normalisht dhe pa probleme, duke e cilësuar ditën e sotme si një moment të rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e qytetit.

“Jemi duke kaluar një ditë të mirë për Cërrikun. Deri tani ka pasur një votim të kënaqshëm. Nga raportimet e fundit njoftohet se mbi 6 mijë qytetarë kanë shprehur vullnetin e tyre deri tani në të gjithë qëndrat e votimit. Është një ditë e qetë dhe e mirë për demokracinë shqiptare. Ftojmë qytetarët që të dalin dhe të shprehin vullnetin e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të Cërrikut përmes zbatimit të seri projektesh të reja” tha Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti socialist theksoi se “deri tani ka pasur pak problematika, por çdo gjë është në rrugë të mbarë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mazniku vuri në dukje se, aktualisht numri i votuesve është në numra të ngjashëm me zgjedhjet e fundit. “Tipikisht në zgjedhjet vendore ka një rënie të vogël krahasuar me ato kombëtare, por deri tani jemi të kënaqur me pjesëmarrjen” shtoi ai.

Në lidhje me ndryshimet në listat e zgjedhësve, Mazniku sqaroi se në këto zgjedhje janë rikthyer në listë emigrantët, të cilët ishin hequr përkohësisht në zgjedhjet e 11 majit, kur u realizua për herë të parë votimi i diasporës.

Procesi i votimit në Cërrik po vijon në qetësi, ndërsa pjesëmarrja pritet të rritet në orët e pasdites.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?