Zgjedhjet lokale nën masa të shtuara sigurie, Policia do të ruajë 473 qendra votimi

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale,  duke angazhuar mbi 600 efektivë në terren.

Në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”,  Drejtoria e Përgjithshme ka përgatitur një plan të veçantë për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe parandalimin e krimeve zgjedhore në 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet. Janë marrë në ruajtje 9 objekte ku ndodhen komisionet e KZAZ-ve. Ditën e shtunë,  do të merret në ruajtje 473 qendra votimi dhe 612 punonjës policie dhe automjete janë planifikuar për ruajtjen dhe shoqërimin e materialeve zgjedhore.

Policia e Shtetit apelon: Qytetarët të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar dhe subjektet politike të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për garantimin e një procesi të rregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?