Zgjedhjet në Hungari, Rama: Përgëzoj Peter Magyar për fitoren mbresëlënëse! I uroj mikut tim Viktor gjithë të mirat
Kryeministri Edi Rama ka uruar Peter Magyar për fitoren e thellë në zgjedhjet që u mbajtën një ditë më parë në Hugari.
Përmes një mesazhi në X, kreu i qeverisë shpreh mirënjohje për bashkëpunimin me Viktor Orban, që e cilëson si një mik të mirë, ndërsa shton se do të bashkëpunojnë ngushtë me kryeministrin e sapozgjedhur për të afruar edhe më shumë dy vendet.
”Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Kryeministrin Orbán dhe të dëshmoj nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë. I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij. Njëkohësisht, përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse.
I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

