Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet, për KZAZ-të në fuqi harta e vjetër?!

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 19:21
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përgatitjet institucionale për zgjedhjet vendore të këtij viti, data e të cilave është përcaktuar 21 qershori, duket se do të përballen me disa problematika. Ku njëra prej tyre, është edhe ajo e hartës së re administrative-territoriale e vendit, sipas të cilës natyrshëm që mund të ketë edhe ndryshime sa i përket administrimit të procesit zgjedhor nga ana e autoriteteve përkatëse që ligji i ngarkon për diçka të tillë. Konkretisht, duke nisur nga 14 janari, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë përgatitjet për zgjedhjet vendore, ku përveç numrit të mangët të anëtareve për komision, ai do të ndeshet edhe me problematikën e hartës së re territoriale. Teksa më 21 janar, 4 anëtarët ekzistues të KQZ-së duhet të miratojnë zonat e administrimit zgjedhor, të cilat me hartën e re me 61 bashki ndryshojnë dukshëm. Ndërsa nga ana e saj, qeveria ëshët shprehur se i ka gati ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të përshtatur ligjin e zgjedhjeve me ligjin e ri të administrimit të territorit të vendit. Ku një ndër pikat që pritet të preket në kod është pikërisht dhe numri i zonave të administrimit zgjedhor. Por data e afërt e përcaktuar nga KQZ-ja, vë në pikëpyetje mundësinë e këtyre ndryshimeve, për aq kohë sa Kuvendi nis punën në 19 janar. Dhe tri ditë duket se janë të pamjaftueshme për të miratuar ndryshimet në ligjin më të rendësishëm të zgjedhjeve, që ndër të tjera kërkon dhe konsensusin e opozitës. E të mos harrojmë se një tjetër çështje e nxehtë për të cilën KQZ-ja duhet të marrë vendim brenda 21 janarit dhe që pritet të ngjallë debat politik, është pikërisht caktimi i partive që kanë të drejtë për komisioner në zonat e administrimit të zgjedhjeve.Kujtojmë sakaq se po brenda 21 janarit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet që të miratojnë edhe modelin e fletës së votimit, numrin e kutive të votimit, shtimin e numrit të punonjësve, si edhe buxhetin për zgjedhjet e 21 qershorit. Ku një pjesë e këtyre vendimarrjeve, përveçse mund të kenë dhe një kosto shtesë të konsiderueshme, kanë nevojë të miratohen me 5 vota, ndërsa KQZ-ja aktualisht ka vetëm 4 anëtarë. Vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 2013-ës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbeti me 4 anëtarë, pas dorëheqjes së dy prej tyre dhe shkarkimit të anëtarit të LSI-së nga mazhoranca e shkuar. 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

MBLEDHJA

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 1 ore
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 11 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 11 orësh

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

kërkesat e PS për referendumet

Kolegji Zgjedhor do të mblidhet sot për të shqyrtuar 130 kërkesat e Partisë Socialiste, e cila kërkon rrëzimin e vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat kanë hapur rrugën referendumeve lokale, kundër ndarjes së re administrative-territoriale. PS-ja kërkon shpalljen si të pavlefshme të vendimeve të KQZ-së, e cila pajisi komunat me formularin tip, për të vijuar procedurat për zhvillimin e referendumeve. Kujtojmë se në mbledhjen e 14 nëntorit të vitit të kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste, për mosmarrjen në shqyrtim të kërkesave për referendume lokal. Sipas KQZ-së, institucioni ka si detyrim të shqyrtojë ligjshëmrinë e kërkesave që depozitohen pranë tij.

QËNDRIMI

Përfaqësuesi i LSI-së pohon se se reforma territoriale e ka prekur në mënyrë minimale kodin

Vasili: Ligji i zgjedhjeve

s’ka nevojë për ndërhyrje

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ligji i zgjedhjeve duket se nuk ka nevojë për ndërhyrje. Një fakt të tillë e ka bërë me dije vetë kryetari i grupit parlamentar të kësaj force politike, gjatë një interviste për mediat, ku është shprehur se reforma territoriale e ka prekur në mënyrë minimale kodin zgjedhor, aq sa në zgjedhje mund të shkohet edhe me ligjin e vjetër. "Në rast se kishim 370 bashki dhe komuna, kemi vetëm 61 bashki, kjo e ka lehtësuar punën e KQZ-së që është ajo që përcakton rregullat praktike si do zbatohen. Por parimet themelore që kodi përcakton, s’besoj se janë prekur gjëkundi. Do kishte qenë ndryshe në rast se do kishim pasur prishje të qarqeve e përthyerje të komunave. Ju e dini që komunat ashtu siç kanë qenë të tëra janë bërë pjesë e një njësie të re vendore pa u ndarë, pa u copëzuar. Mendoj se në këtë pikëpamje nuk është një çështje që përbën problem", thotë Vasili.Por me kod të ri zgjedhor ose jo, një gjë është e sigurtë. Në zgjedhje do të shkohet me një KQZ me 7 anëtarë.  "Eshtë një KQZ e gjymtuar pa diskutim dhe plotësimi i saj është një përgatitje e domosdoshme sepse zgjedhjet e ardhshme kërkojnë KQZ serioz dhe të plotësuar me të gjitha elementët e tij për të garantuar zgjedhje korrekte. Ndryshe do të kishim gjymtim të standardeve nëse do kishim një komision si ky. Çdo qëndrim lidhur me KQZ për plotësimin e vendeve, dhe problematika të tjera që kanë lidhje me këtë komision, do të jenë të gjitha zgjidhje të koordinuara dhe plotësisht të dakordësuara politikisht me maxhorancën", vijoi Vasili.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.