”Zgjedhjet të lira”, Bardhi kundër Komisioneres Kos: Skandal, u kthye në zëdhënëse të qeverisë së kr*mit

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos u pyet në Tiranë  për zgjedhjet e 11 majit. ”Zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, është mirë kur marrim kritika për tu përmirësuar”, tha Kos. Nga selia e PD-së, Gazment Bardhi e quajti zyrtaren e Brukselit si një zëdhënësen e një qeverie të korruptuar.

“Zonja Kos, të më gjej një rast të ngjashëm si ky: ky kryeministri shkon bën pazare me turqit, dhe 3 muaj më pas jua jep atyre tenderin, dhe unë do them që këto ndodhin edhe në Evropë. U be zëdhënëse e një qeveria të korruptuar, të lidhur me kartelet”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër PD i konsideroi skandaloze pohimet e Komisioneres për zgjerim, duke kujtuar se raportin e ODIHR për 11 majit dhe konkluzionet se PS e shkriu shtetin njësh me partinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?