Zgjerohet skandali i FIFA-s, Afrika e Jugut: 10 mln euro për votën e SHBA

Sepp Blater fitoi një mandat tjetër në krye të FIFA-s, por një tjetër skandal godet këtë institucion.  Sipas prestigjiozes, “New York Times”, numri dy i FIFA-s, Zherom Valke ka autorizuar transferimin e 10 milion dollarëve në llogarinë e ish zv/presidentit të federatës amerikane të futbollit, Xhek Uorner.

Paratë janë përdorur për të blerë votat në mënyrë që Afrika e Jugut të ishte vendi organizator i kampionatit botëror të futbollit në vitin 2010. Në fakt ashtu rezultoi. Transferimi i parave ka ndodhur në vitin 2008, por Valke ka reaguar nëpërmjet një e-mail, duke thënë se nuk ka autorizuar një pagesë të tillë dhe se nuk ka as pushtetin për ta bërë. Ndërkohë që ish zv/presidenti i Federatës Amerikane të Futbollit, Uorner, është një nga 14 drejtuesit e FIFA-s që akuzohen nga drejtësia amerikane si anëtarë të një rrjeti kriminal, rrjet që mendohet të jetë përfshirë një çështje korrupsioni prej 150 milionë dollarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?