Zgjidhet dilema, ja pse u mërzit Melania gjatë ceremonisë së betimit të Trump (FOTO)

Mimika e fytyrës së zonjës së parë të SHBA-ve, Melania Trump, të premten e kaluar, ndërkohë që Donald Trump u bë president 45-të i  Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, ka pasur milion artikull. Kjo jo pa shkak, pasi në fillim ajo kishte një buzëqeshje shndërritëse në fytyrën e saj, por ajo buzëqeshje u largua në momentin që Presidenti Trump u kthye nga ajo.

Pyetja kryesore kësaj jave në portale ishte pse një  ndryshim i tillë humori në fytyrën e saj, brenda pak sekondave. Por, nëse e shikoni sërish tani do ta keni përgjigjen tuaj.

Nëse i mbani sytë te Ivanka, do të kuptoni ndërkohë që Melania shikon burrin e saj, Ivanka është ajo që bën kontakt me sy  me babain e saj, dhe shkëmben një shikim dhe fjalë me të.

Kanë qenë përdoruesit e Twitter ata që kanë zbuluar të vërtetën, që Trump u kthye të shikonte vajzën e tij dhe injoroi gruan. RSH

SHKARKO APP