Zhbllokohen lejet e ndërtimit, Kushtetuesja rrëzon KKT-në

Kanë kaluar rreth pesë muaj nga vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili bllokonte lejet e ndërtimit deri pas zgjedhjeve vendore të 2015-ës. Por dje, me anë të një vendimi të posaçëm, Gjykata Kushteteuse e shfuqizoi atë, duke i dhënë në këtë mënyrë të drejtë Shoqatës së Bashkive, drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha. Sipas saj, vendimi duhej shfuqizuar pasi binte ndesh me Kushtetutën dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore. E duke dalë kështu në mbrojtje të autoriteteve vendore, sipas të cilëve, nuk është aspak i drejtë bllokimi i dhënies së lejeve të ndërtimit. Të mos harrojmë sakaq, se një vendim i tillë i Gjykatës Kushtetuese bëhet pikërisht në vigjilje të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, duke favorizuar kësisoj pushtetin lokal që të akordojë leje ndërtimi dhe aspak duke i bllokuar ato. Kujtojmë sakaq, se në mbledhjen e gushtit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi pezullimin e dhënies së lënieve të ndërtimit nga vendorët. “Do të pezlluohet dhënia e lejeve nga të gjitha autoritetet vendore, deri në paszgjedhjet e vitit 2015”, ka deklaruar përkatësisht Rama gjatë mbledhjes së KKT-së, duke dalë kështu kundër asaj që ai e ka cilësuar si një barbari urbane të kryer nga dhënia e lejeve të ndërtimit e njësive vendore. Duke shtuar më tej edhe faktin se të gjitha lejet do të jepen me miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, duke bërë kështu që komptenca për dhënien e lejeve të ndërtimeve në njësitë vendore, t'u hiqet autoriteteve vendore, duke e kthyer kështu KKT-në në një institucion monitorues për lejet që do të jepen. Rama theksoi atëherë se kjo vinte si një domosdoshmëri e krimit që i është bërë territorit të vendit nga dhënia e lejeve nga vendorët të asaj që ai e quajti zhvillimi i shkatërrimit. “Ky vendim vjen si pjesë e një zinxhiri vendimesh të marra për të krijuar mundësinë që gjatë gjithë kësaj periudhe pezullimi të japin leje për rastet përjashtimore në funksion publik e kombëtar për të zhvilluar veprimtari prodhuese, jo për të uzurpuar ça ka mbetur për të ngritur pallate, por për t’i hapur udhë zhvillimit që ka të bëjë me bujqësinë e blegtorinë dhe vendeve të punës. Në rastin e këtyre të fundit për të ndaluar çdo spekulim, miratimin në parim do ta japë KKT”, sqaroi atëherë ai.

 

DEKLARATA

“Ky vendim vjen si pjesë e një zinxhiri vendimesh të marra për të krijuar mundësinë që gjatë gjithë kësaj periudhe pezullimi të japin leje për rastet përjashtimore në funksion publik e kombëtar për të zhvilluar veprimtari prodhuese, jo për të uzurpuar ça ka mbetur për të ngritur pallate, por për t’i hapur udhë zhvillimit që ka të bëjë me bujqësinë e blegtorinë dhe vendeve të punës. Në rastin e këtyre të fundit për të ndaluar çdo spekulim, miratimin në parim do ta japë KKT”, ka pohuar kryeministri Rama.

 

 

 

SHIFRAT

 

Situata e lejeve, pas

KKT-së rritja 213%

 

Bashkitë e komunat duket se i kanë paraprirë vendimit të qeverisë gushtin e kaluar të vitit 2014 për bllokimin e lejeve të ndërtimit, duke e lëshuar dorën në tremujorin e tretë të vitit, ku rezulton se janë dhënë 122 leje, nga 39 leje në tremujorin e mëparshëm, duke shënuar një rritje të lartë prej 213%. Janë gjashtë qytete që kanë marrë leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara sot nga INSTAT. Vlora, Tirana, Shkodra, Fieri, Durrësi e Elbasani kanë marrë gjithsej 122 leje ndërtimi, ndërtimi, sipërfaqja e të cilave është 584.814 m . Numri gjithsej i lejeve të ndërtimit të miratuara në tremujorin e tretë 2014 u rrit me 34 leje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rekordin e mban Vlora, me 43 leje, e ndjekur nga Tirana me 38 leje dhe Shkodra dhe Fieri me nga 15 leje secili. Në Elbasan janë dhënë 6 leje dhe në Durrës 5.
Edh INSTAT pohon se gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është përqendruar në qarqet Vlorë me 35.2%, Tiranë me 31.1%, Fier dhe Shkodër me nga 12.3% secila. Lejet e miratuara për ndërtesa rezidente, (ku përfshihen ndërtesat për banim) zënë 80.3% të numrit gjithsej të lejeve, dhe ato për ndërtesat jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele, tregtare, industriale dhe të tjera) zënë 19.7%.

 

 

122

Leje, nga 39 leje në tremujorin e mëparshëm, duke shënuar një rritje të lartë prej 213%, ka qenë numri i atyre të akorduara pikërisht tremujorin e tretë të vitit 2014, duke i paraprirë vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit

 

 

 

REFUZIMI

 

Gjykata rrëzon PD-në për

Gjykatën Administrative

 

 

Kushtetuesja mori dje edhe një tjetër vendim, pikërisht atë të rrëzimit të kërkesës së Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Gjykatën Administrative. Ndryshime këto që u miratuan në seancën e 31 korrikut të vitit që shkoi. Kujtojmë se kërkues para Kushtetueses për një çështje të tillë ka qenë një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i nenit 2 të ligjit nr. 100/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka qenë përkatësisht objekti i kësaj kërkese.

“Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara, me vendimin e datës 14.01.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese

Vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftimin përkatës të këtij institucioni rreth kësaj kërkese.

 

1/5

E deputetëve të Kuvendit paraqitën kërkesën për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 2 të ligjit nr. 100/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

 

SHKARKO APP