Zhdukja e avionit të Air Asia – disa persona edhe pse kishin blerë biletat, nuk udhëtuan
Në avionin i cili humbi pasi u nis nga ishulli Surabaja të Indonezisë për në Singapor për shkak të ndërrimit të orarit me 2 orë përpara disa persona edhe pse kishin prerë biletat nuk mundën të udhëtonin me të.
Autoritetet pas telefonatave të shumta ndaj familjarëve, 10 persona nuk arriti ti kontaktojë, dhe kështu anëtarët e familjes të cilët dëshironin që pushimet e Vitit të Ri ti kalonin në Singapor nuk mundën të hipnin në këtë avion.
Sipas raporteve të medias në Indonezi, kompania ajrore AirAsia kishte njoftuar duke i telefonuar udhëtarëve për ndërrimin e orarit me 2 orë përpara të avionit në datat 15-16 dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).
Gruaja Christianawati një nga anëtarët e familjes që nuk bën të ditur mbiemrin e saj duke u u shprehur se është shumë e lumtur që nuk kanë hipur në atë avion tha se: "Në biletat që në kishim marrë nisja e avionit ishte shënuar në 07.30. Pasi kishim përgatitur valixhet vajtëm në aeroport dhe na thanë se kishte ndërruar orari i avionit. U mërzitëm shumë dhe u ankuam te shërbimi i klientit. Aty na thanë se na kishin telefonuar shumë herë në datat 15-26 dhjetor, por se ne nuk i ishim përgjigjur këtyre telefonatave".
Christianawati, e cila shprehet se pasi u ndamë nga aeroporti mësuam se avioni kishte humbur tha se: "Pasi mora njoftimin se avioni kishte humbur nuk i mbajta dot lotët. Edhe u gëzova por edhe u mërzita. Por dua të them se unë dhe familja ime jemi shumë me fat që nuk ndodheshim në atë avion". Avioni i udhëtarëve pasi u nis nga ishulli Surabaja për në Singapor ndërpreu kontaktet në 06.17 me orën lokale. Në avion kishte 155 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit.