Zhupa: PS dëshironte një reformë të njëanshme, Mazniku dhe Boçi të koordinohen pa ultimatume
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se opozita nuk e ka bojkotuar Komisionin e Reformës Territoriale. Sipas saj PS-ja ka dashur të krijojë ngërç artificial për të shkuar tek një reformë e njëanshme, pasi nuk ndodh që kryetari pa pyetur nënkryetarin të vendosë agjendën e komisionit.
”PD në asnjë moment nuk ka vendosur bojkot, ne e kemi shpallur dhe kemi thënë se do të marrim pjesë në komisionin e Reformës Territoriale ku dy bashkëkryetarët duhet të koordinohen me njëri-tjetrin, për ditën, orarin, ekspertët. Ajo që ka dashur të bëjë PS, është krijimi i një ngërci artificial për të shkuar tek një reformë e njëanshme pasi nuk ndodh që kryetari pa pyetur nënkryetarin të vendosë agjendën e komisionit. Imagjinoni tani një komision me 2 bashkëkryetarë do të duhet të koordinohen për vendimarrjen.
Unë uroj që mazhoranca të ketë vullnetin dhe me tërheqjen që i bëri atij projektvendimi ditën e djeshme, që zoti Mazniku dhe zoti Boçi të ecin me një agjendë të përbashkët pa ultimatume, se na ka ndodhur çudira në Kuvend, ai komision nuk hapte mbledhjen se nuk kishte koorum, ndërkohë që hapte regjistrimin online dhe thonte ka bojkotuar PD. Nuk ka asnjë pengesë nga PD për të mos qenë në komisionin e Reformës Territoriale”,-tha në ”News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

