Zhvillimi i hidrokarbureve, Gjiknuri: Të ndryshojmë modelet e kontratave
Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka propozuar ndryshimin e konratave për hidrokarburet. Në një aktivitet me temë “Kornizat fiskale dhe kontraktuale për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve”, ministri tha se është momenti për të hartuar një kuadër fiskal dhe rregullator. Gjiknuri deklaroi se deri tani modelet e kontratave janë në dëm të shtetit.
Gjiknuri: Shqipëria ka burime hidrokarbure, Shqipëria mund të përfitojë më shumë nga këto përfitime, por Shqipëria ka nevojë për një kuadër më të mirë rregullator, përmirësim të legjislacionit në fuqi, mbi të gjitha përmirësim të kapaciteteve të nevojshme qoftë nga autoritetet fiskale, qoftë nga autoritetet e mbikqyrjes së burimeve natyrore.
Mungesa e këtyre kapaciteve dhe shpesh herë mbyllja e syve që kanë bërë qeveritë e ndryshme ndaj të drejtave që ato qeveritë duhet të kenë mbi kontratat e hidrokarbureve ka bërë që shpesh burimet tona të rëndësishme të shkojnë jo të prekshme për qytetarët.
Pasuritë e naftës dhe të gazit shpesh herë janë edhe burim konfliktesh kontraktore. Ku ka naftë dhe gaz ka dhe përplasje mes qeverisë dhe kontraktorëve privatë. Edhe ne kemi qenë dëshmitarë të atyre përpjekejeve modeste që kemi bërë dhe konfikteve ju i dini që kemi krijuar me kompanitë. Por është momenti për të meduar përtej eksperiencës sonë të shkurtër në këtë drejtim. Është momenti që të hartojmë edhe një kuadër të mirë fiskal dhe rregullator pse jo të ndryshojmë edhe modelet tona të kontratave. Modelet tona të kontratave janë bazuar tek risku i transferohet kryesisht shtetit.
Çdo të thotë kjo? Që i gjithë risku i investimit mbulohet nga të ardhurat e shtetit dhe atëherë kur fusha e naftës do të dalë me fitim atëhere shtetit shqiptar do të marrë 50% të Tatim Fitimit. Mendojmë se ky model është i tej kaluar. Ne po punojmë me Ministrinë e Financave edhe me një asistencë ndërkombëtare dhe shpresoj që edhe asistenca e DASH do të mund të na ofronin një model më të qëndrueshëm në mënyrë që edhe ne të na ulnin koston e monitorimit që shpesh herë nuk kanë qenë të vlefshme për ne sepse nuk është se kemi fituar shumë, por nga ana tjetër të bënim një sistem më të thjeshtë fiskal që kompanitë të merrnin riskun e tyre të investimit, të merrnin fitimin që i takon, mbase të taksoheshin si cdo kompani tjetër që operon në biznesin shqiptar, dhe ne të kishim mundësi të përfitonim që në fuçinë e parë të naftës. Kjo mund të hapë edhe një debat me kontratat ekzistuese. Ne jemi për respektim të marrëveshjeve dhe nuk dua të jap mesazhin që Shqipëria në mënyrë të njëanshme do të ndryshojë marrëveshjen e hidrokarbureve, por pse jo të hapim një diskutim të drejtë, sepse marrëeshjet bëhen të qëndrueshme ku secila palë të marrë atë që i takon.