Zjarr i madh në Milot, flakët kërcënojnë zonat e banuara
Një zjarr i madh ka përfshirë masivin pyjor mbi qytetin e Milotit, në Bashkinë Kurbin, duke shkaktuar shqetësim të thellë për shkak të përhapjes së shpejtë. Bimësia e dendur po ndihmon avancimin e flakëve, ndërsa tymi dhe zjarri janë afruar rrezikshëm drejt zonave të banuara, duke vënë në rrezik jetët e banorëve dhe pronat e tyre.
Forcat zjarrfikëse të Kurbinit, së bashku me strukturat e emergjencave, janë në terren duke u përpjekur të izolojnë dhe shuajnë flakët. Megjithatë, terreni i vështirë dhe dendësia e bimësisë po pengojnë ndërhyrjen. Situata po monitorohet vazhdimisht për të parandaluar përhapjen e mëtejshme drejt zonave të populluara.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 4921

