Zjarret në vend, ministri Nufi: 274 efektivë të FA-së në terren, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri
Ndërhyrja për përballimin e situatës së zjarreve në vend po vijon pa ndërprerje, si nga toka ashtu edhe nga ajri, në të gjitha vatrat aktive. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri me dije se në terren janë angazhuar 274 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur me 21 mjete, një autobot, tre ambulanca dhe nëntë mjete zjarrfikëse.
Operacioni ajror po zhvillohet me tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”, të cilët që prej orëve të para të ditës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, si dhe për mbrojtjen e zonave të banuara. Sipas ministrit Nufi, siguria e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor. Angazhimi i Forcave të Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, do të vijojë pa ndërprerje deri në qetësimin e plotë të situatës.
”Ndërhyrja nga toka dhe ajri vijon pa ndërprerje në të gjitha vatrat aktive të zjarrit. Në terren janë angazhuar 274 efektivë të Forcave të Armatosura, me 21 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”, të cilët prej orëve të para të ditës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor, ndërsa angazhimi i Forcave të Armatosura nën koordinimin e Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë pa ndërprerje deri në qetësimin e plotë të të gjithë situatës”,-shkruan Nufi.
KOHA JONË SONDAZH

