Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zjarret/ Prefekti Hajdari thirrje për angazhim maksimal: Të vazhdojmë të mbrojmë Tiranën nga zjarret!

Lajme E hënë, 10 Gusht 2026 14:47
Zjarret/ Prefekti Hajdari thirrje për angazhim maksimal: Të vazhdojmë të mbrojmë Tiranën nga zjarret!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e strukturave të emergjencave civile dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e situatave të zjarreve, në kuadër të masave parandaluese gjatë kësaj periudhe me rrezik të shtuar.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Hajdari ka falënderuar strukturat për punën e bërë deri tani, ndërsa ka kërkuar rritjen e masave mbrojtëse dhe angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve në terren.

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 9 orësh
Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

Para 11 orësh
Gaz lotsjellës dhe molotov pa fund në sheshin ”Skënderbej”

Gaz lotsjellës dhe molotov pa fund në sheshin ”Skënderbej”

Para 12 orësh

Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, Dritan Dango, Drejtori i MZSH Tiranë, Shkëlqim Goxha, Drejtori i Policisë së Tiranës, Oligert Torba, Drejtori i ADZM-së, Albion Kurti, Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Pyjeve, Edison Dardha, si dhe administratorët e njësive administrative që mbulojnë zonat pyjore.

Swiss Digital

Një prej pikave kryesore të takimit ishte forcimi i reagimit në terren. Sipas Hajdarit, drejtuesit e njësive vendore dhe grupet vullnetare duhet të jenë të parët që sinjalizojnë dhe ndërhyjnë pranë çdo vatre zjarri që shfaqet.

“Rreziku nga zjarret është i shtuar në këtë periudhë”, theksohet në reagimin e Prefektit, duke kërkuar angazhim të plotë të të gjitha strukturave, veçanërisht në zonat pyjore dhe ato të identifikuara me risk të lartë.

Në kuadër të masave të reja, është vendosur monitorim i pandërprerë, 24 orë në ditë, i territorit të Qarkut Tiranë, raportim në kohë reale dhe gatishmëri e plotë e shërbimeve zjarrfikëse.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në terren, ndërsa strukturat e ADZM-së do të fokusohen në monitorimin e zonave me risk mjedisor.

Hajdari ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe reagimit të shpejtë, duke kërkuar që komuniteti të informohet në mënyrë të vazhdueshme nga administratat vendore.

“Parandalimi i zjarreve mbetet përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe qytetare”, shprehet Prefekti, duke bërë thirrje për angazhim të të gjithëve në mbrojtjen e zonave pyjore, pronës dhe jetës së qytetarëve.

Qarku Tiranë do të vijojë të jetë në gatishmëri të plotë dhe monitorimi i situatës do të kryhet në mënyrë të pandërprerë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 9 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 11 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 14 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 10 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 19 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.