Zjarri masiv tek ”5 Maji”, Ristani: Flakët kanë kaluar te kapanoni i dytë! S’ka rrezik për banesat

Flakë masive kanë përfshirë një kapanon me rroba dhe mallra të ndryshëm në tregun që ndodhet në rrugën dhe lagjen ”5 Maji” në Tiranë. Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani nga vendngjarja tha se flakët kanë kaluar te kapanoni i dytë, por shtoi edhe se s’ka rrezik për banesat.

”Duke shuar vatrat e zjarrit, shumë të konsiderueshme, që është përhapur nga magazinat e parkut industrial, për shkak të vetëm materialeve që ka pasur brenda. Është përhapur edhe në kapanonin e dytë. Nuk ka asnjë rrezikshmëri për përhapjen e zjarrit në qendrat e banuara.

Jemi duke e kontrolluar për ta eliminuar deri në fund zjarrin në këtë zonë. Nuk ka asnjë dëm në njerëz. Do të duhet pak kohë për ta vënë në kontroll të gjithin. Zona është goxha e madhe. Bizneset përreth nuk janë djegur, janë djegur vetëm magazinat”,-tha Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama

60 forca dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje për shuarjen e zjarrit të madh, i cili mësohet kanë nisur prej më shumë 2 orësh. Për shkak të situatës së vështirë janë kërkuar përforcime nga shërbimet zjarrfikëse të bashkive Vorë, Kamëz dhe Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?