Zjarri në pyllin e Sodës, ministri Besfort Lamallari: Orë të vështira, po ndjekim çdo çast situatën

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të vënë nën kontroll flakët që përfshinë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bëri të ditur përmes një reagimi në rrjetet sociale se situata po ndiqet në çdo moment në koordinim me të gjitha strukturat e angazhuara në operacion.

“Orë të vështira në Vlorë për shkak të vatrave të zjarrit në Pyllin e Sodës dhe në disa zona të tjera. Ndjekim në çdo çast situatën në koordinim me të gjitha strukturat në terren që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve”, u shpreh Lamallari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai falënderoi punonjësit e zjarrfikësve, strukturat lokale dhe banorët vendas për angazhimin dhe përballimin e situatës.

“Falënderoj çdo punonjës që po përballet me këtë situatë të vështirë me profesionalizëm dhe përkushtim. Mirënjohje gjithashtu strukturave lokale dhe banorëve vendas për angazhimin. Prioriteti ynë mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, e banesave dhe e pasurisë natyrore”, deklaroi ministri.

Lamallari theksoi se strukturat do të vijojnë të qëndrojnë në terren deri në normalizimin e plotë të situatës.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?