Zjarri në Shkozet bllokon qarkullimin, Policia thirrje qytetarëve: Akset që duhet të shmangni
Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në normalizimin e situatës.
“Për shkak të zjarrit të rënë në zonën e Shkozetit, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Unazën e qytetit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor “Martin Camaj”, në drejtim të Plepave, si dhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës”, njofton policia.
Policia, zjarrfikëset dhe strukturat e tjera po punojnë për menaxhimin e situatës, shuarjen e zjarrit, garantimin e sigurisë dhe rikthimin e qarkullimit sa më shpejt të jetë e mundur.
KOHA JONË SONDAZH

