Zjarri tek pallati ”Arlis”, deputetja Tabaku: Qeveria ka përgjegjësi, si i ka kaluar ajo godinë filtrat ligjorë?
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar zjarrin në zonën e njohur si ”Farmacia 10” në kryeqytet ku një pallat i kompleksit ”Arlis” u shkrumbua nga flakët. Gjatë fjalës në Kuvend, Tabaku theksoi se qeveria është pjesë e zinxhirit përgjegjës për licencimin e atij objekti, punimet e të cilit ishin jashtë standardeve minimale të sigurimit të jetës për qytetarët.
”Banorët kanë shpëtuar për pak. Ky është paralajmërim, është zjarri i dytë në një kohë të shkurtër. Jo për rastësinë e një efekti por për mënyrën sesi këto zjarre përhapen e dalin jashtë kontrolli. Një sistem ndërtimin e kontrolli sot nuk funksionon, kriminal. Në letra gjithçka sipas standardeve, në realitet një ndërtim që nuk ka logjikën minimale të sigurisë. Një fasadë që lejon përhapjen e flakëve.
Një strukturë që në vend t’i mbrojë, ekspozon banorët ndaj rrezikut. Si është e mundur që një ndërtesë ka kaluar të gjithë filtrat ligjorë, si askush nuk e ka parë, apo dikush e ka parë, ka dhënë atë leje dhe nuk ka reaguar. Këto nuk janë raste të izoluara. Në 2-15-2025, janë 9.9 mln metra katrorë leje ndërtimi vetëm në Tiranë. E këtu nuk kemi të bëjmë me rritje, pro me shpërfytyrim urban që rrit çmimet në majë ndërkohë që cilësia e ndërtimit është në nivelin më qesharak të mundshëm.
Bëhet fjalë për një zinxhir përgjegjësish që duhet të hetohet nga fillimi në fund. Kush e mban përgjegjësinë sot? Duhet të ngrihet një grup i përbashkët pune për tu bërë një bilanc i dëmeve. Një hetim i plotë mbi lejen, kolaudimin, standardet e ndërtimit, cilësitë e punimit. S’mund të presim për viktima për të kuptuar se cfarë nuk shkon”.
KOHA JONË SONDAZH

