Zogut të djegur nga shkëndija elektrike i vihen pupla të reja

Një zogu të djegur nga një shkëndijë elektrike i janë  ngjitur pupla të reja nga veterinertët e kopshit zoologjik.   Veterinerët kanë përdorur mastiç dhe ngjitës të fortë  për të zëvendësuar puplat e këtij zogu, i cili u plagos rëndë pasi u dogj në një nga linjat e energjisë.

Me anë të një shiringe , veterinerët kanë  mjekuar puplat e këtij zogu në mënyrë që ai të fluturojë përsëri . Zogu i cili ishte një specie në zhdukje, u dërgua mënjëherë në spital  për t’u trajtuar me kujdes nga veterinerët e kopshtit zoologjik. Pas një jave rikuperim, dhe duke fituar peshë, ai ishte në gjendje të kryente operacionin.

/Oranews.

SHKARKO APP