Zonat e mbrojtura, shqetësim ndotja në prag të sezonit turistik

Pastrimi i mbeturinave, ndërtimet pa leje dhe gjuetia e paligjshme, kanë qenë tre problemet kryesore për zonat e mbrojtura në Qarkun e Shkodrës.

Përgjegjësi i administratës se këtyre zonave, Agim Dardha, thotë se aktualisht, shqetësimi me i madh dhe qe akoma nuk po merr zgjidhje është ndotja, ndaj apelon që pushteti vendor të marrë masa për pastrimin e tyre, pasi ndodhemi në prag të sezonit turistik.

Agim Dardha: Mbeturinat, të cilat si në pjesën e Velipojës dhe në derdhjen e Bunës ka ndotje plastike që barten nga lumenjtë dhe në Parkun Kombëtar Theth që vazhdon ende të jetë i papastër për arsye sepse Bashkia ende nuk ka marrë masat për pastrimin e asaj zone.

Velipoja, ekosistemi i lumit Buna e liqeni i Shkodrës, Razma, Thethi dhe Alpet, janë ne dispozicion te sezonit turistik dhe te vizitoreve, te cilëve nuk do tu mungojnë kushtet e nevojshme te shijuar bukuritë e tyre.

Agim Dardha: Një krim i vërtetë, ju vetë e shikoni se çfarë natyre dhe  peisazhi kanë zonat e mbrojtura dhe sesa bukur është që të jetë një larmi ebiodiversitetit mes florës dhe faunës dhe çmimi i tyre në këtë zonë është më se i favorshëm dhe gjuetia e tyre shkatërron florën dhe faunën. Nëse nuk ndërgjegjësohet komuniteti që jeton në zonat e mbrojtura apo pranë tyre se do të kenë benefite dhe fitime të jetosh pranë një zone të mbrojtur atëherë lufta jonë është e humbur.

Sipërfaqja e Zonave te Mbrojtura ne Qarkun e Shkodrës arrin ne 56 mije hektarë, një pjese e te cilave pranë qendrave te banimit.

Për ketë arsye i kërkohet edhe komunitetit qe te tregohet me i kujdeshëm ndaj kësaj pasurie, qe u shërben ne radhe te pare atyre për rritjen e mirëqenies ekonomike.

SHKARKO APP