Zonat e prekura nga reshjet në Gjirokastër, Rama poston fotot: Batalioni i Xhenios në terren
Në Gjirokastër, Kurbin dhe në të gjitha zonat ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios po ndërhyjnë intensivisht për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara, si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve, me qëllim normalizimin e situatës dhe parandalimin e dëmeve të mëtejshme.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe koordinimit mes strukturave shtetërore për përballimin e situatave emergjente të shkaktuara nga moti i keq. Autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri, ndërsa puna do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të qarkullimit dhe sigurisë për banorët e zonave të prekura.
”Gjirokastër, Kurbin dhe kudo ku situata e reshjeve ka shkaktuar problematika, forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios po ndërhyjnë për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara, si dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

