Zuckerberg tregon se u kërcënua me vdekje pasi Facebook nuk ndaloi shpërndarjen e karkikaturave të Profetit Muhamed
Mark Zuckerberg i është përgjigjur tragjedisë në Paris, duke kujtuar një incident të tij me një ekstremist pakistanez në vitin 2010.
"Disa vjet më parë, një ekstremist në Pakistan luftoi për të më dënuar me vdekje, sepse Facebook, refuzoi të ndalonte shfaqjen e përmbajtjeve që ofendonin Muhamedin", shkroi Zyckrberg në Facebook.
Ai tha Facebook kurrë nuk do të dorëzohet para terroristëve.
"Facebook gjithmonë ka qenë një vend ku njerëzit në mbarë botën ndajnë idetë e tyre, Ne respektojmë ligjin në secilin vend, por ne kurrë nuk do të lejojmë që një vend apo një grup i njerëzve të diktojnë atë që njerëzit mund ta thonë në mbarë botën", shkroi ai.