Zusi: Rënia e eksporteve tregon regres të ekonomisë shqiptare

Rënia e eksporteve është një tregues që ekonomia shqiptare ndodhet në vështirësi. Madje Alban Zusi president i qendrës shqiptare të eksportuesve shprehet se tashmë mund të flitet për recension dhe kjo situatë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë. Dy zërat me rënien më të madhe janë fasonët dhe makineritë. Ndërsa ulja e eksporteve me Kosovën shpjegohet me tarifat e larta doganore.

Prej dy vitesh INSTAT raporton ulje të eksporteve, fenomen ku i vënë re dhe në raportin e muajit janar të këtij viti. Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve Alban Zusi deklaron se tashmë u bënë dy vite që balanca e eksporteve ka pësuar rënie krahasuar me importet. madje në janar kalimi i produkteve shqiptare drejt vendeve të tjera pësoi një rënie me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Alban Zusi: Fillojmë të kemi një proces regresiv, që do të thotë rritja e eksporteve krahasuar me importet, jo vetëm që është frenuar si proces, por ka filluar të na vijë prapsht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fasonët dhe materialet e ndërtimit janë dy prej nëngrupeve që kanë pësuar uljen më ët madhe. Alban Zusi e lidh këtë edhe me efektet e euros të cilat po ndjehen gjithmonë e më shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Alban Zusi: Po kështu kemi për herë të parë në mënyrë shqetësuese rënie të produkteve të industrisë të tekstileve dhe këpucëve. 

përkundër deklaratave të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, sërish në janar u shënua ulje e eksporteve.

Alban Zusi: Taksa 100% mbi produktet serbe në marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia Spanja dhe Kosova.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?