Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
Zv/kryeministrja Albana Koçiu thotë se Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, dhe se ky progres është rezultat i një agjende të qartë reformash, por edhe i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë. Koçiu mori pjesë sot në Forumin për koordinimin e ndihmës së huaj, ku vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare dhe donatorët që mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. Në një reagim, Koçiu u shpreh se gjatë forumit u theksua nevoja për një koordinim më strategjik të asistencës ndërkombëtare, me fokus në rezultate konkrete dhe në përputhje të plotë me prioritetet e procesit të integrimit në Bashkimi Europian.
Postimi i plotë
Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ky progres është rezultat i një agjende të qartë reformash, por edhe i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.
Në Forumin për koordinimin e ndihmës së huaj, së bashku me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe donatorëve që mbështesin Shqipërinë në rrugën e reformave, theksuam nevojën për një bashkërendim më strategjik të asistencës ndërkombëtare, në mënyrë që ajo të jetë më e fokusuar drejt rezultateve konkrete dhe plotësisht e përafruar me prioritetet e integrimit në familjen europiane.
Shqipëria ka kapacitetin institucional për të realizuar reformat në kohë dhe për ta kthyer asistencën ndërkombëtare në progres të prekshëm për qytetarët, duke u afruar gjithnjë e më shumë me objektivin e antarësimit në Bashkimin Europian.
KOHA JONË SONDAZH

