Zv/kryeministrja Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur në një takim nga ministri i Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit të Austrisë, Wolfgang Hattmannsdorfer.

Delegacionet e të dy vendeve diskutuan mbi projektet dhe potencialet për zgjerim të bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe turizmit, dy sektorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Gjatë takimit, theksuam rëndësinë e investimeve austriake në sektorin energjetik dhe atë turistik, si dhe shkëmbyem ide për projektet e ardhshme që do të kontribuojnë në qëndrueshmërinë dhe modernizimin e këtyre fushave”, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Palët diskutuan gjithashtu për finalizimin e një marrëveshjeje ndërqeveritare, që pritet të nënshkruhet së shpejti, si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?