Zv/kryeministrja Balluku në Bruksel: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit për sigurinë nga sulmet kibernetike
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ndodhet në Bruksel, pjesë e Festivalit të Politikës dhe Ideve. Në një postim në Facebook, Balluku ndër të tjera tregon se theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve për sigurinë nga sulmet kibernetike. ”Kënaqësi të isha pjesë e panelit së bashku me Zëvendëskryeministrin e Ukrainës, Taras Kachka, dhe Zëvendëspresidenten Ekzekutive të Komisionit Europian për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, Henna Virkkunen”,-shkruan Balluku.
Postimi i plotë
Sot në Bruksel, në edicionin e 22-t, të Festivalit të Politikës dhe Ideve, organizuar nga Friends of Europe, me fokus tek siguria. Një hapësirë e vlefshme për të shkëmbyer ide mbi nevojën për një strategji të përbashkët mbrojtjeje, në një kohë kur sfidat dhe kërcënimet janë gjithnjë e më të pranishme.
Ndava me të pranishmit përvojën e Shqipërisë në përballjen me sulmet kibernetike dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve për t’u mbrojtur nga çdo rrezik që cenon sigurinë tonë të përbashkët.
Kënaqësi të isha pjesë e panelit së bashku me Zëvendëskryeministrin e Ukrainës, Taras Kachka, dhe Zëvendëspresidenten Ekzekutive të Komisionit Europian për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, Henna Virkkunen.
KOHA JONË SONDAZH

