Zv/kryeministrja Balluku takon homologun zviceran: Marrëveshjeje ndërqeveritare për bashkëpunim ekonomik

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi në Bern një takim me ministrin Federal të Zvicrës për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, Albert Rösti.

Ajo bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mundësia e një marrëveshjeje ndërqeveritare për bashkëpunim ekonomik, e bazuar në praktikat e mira dhe të suksesshme që Shqipëria ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-në, Francën dhe vende të tjera.

Balluku dhe Rösti shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e transportit, me fokus të veçantë në zhvillimin e sektorit hekurudhor, si një komponent kyç i infrastrukturës së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në fokus të bisedës ishte modernizimi i rrjetit hekurudhor shqiptar, përmirësimi i shërbimeve dhe zhvillimi i kapaciteteve profesionale, me synimin për të përfituar nga eksperienca e suksesshme zvicerane në këtë fushë”, deklaroi Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?