Zv.kryeministrja Koçiu: Ambicia jonë, brenda vitit të nisim mbylljen e 10 kapitujve të negociatave me BE-në
Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, bëri të ditur se qeveria shqiptare synon të nisë mbylljen e 10 kapitujve negociues me Bashkimin Europian brenda këtij viti.
“Ambicia jonë është që brenda këtij viti të nisim mbylljen e 10 kapitujve. Është proces dinamik, por do të më lejoni që të mos i them kapitujt, pasi do të ulemi në tryezë me palën europiane për të finalizuar detyrat”, tha Koçiu.
Zv.kryeministrja tha se në mbledhjen e qeverisë u miratuan dy vendime që, sipas saj, sigurojnë që mbarëvajtjen e procesit të negociatave.
“Puna e institucioneve shqiptare është e pakthyeshme dhe e konsoliduar, kanë arritur pjekurinë për të ndërmarrë reformat dhe angazhimet që kërkohen nga Shqipëria.
“Qeveria miratoi udhërrëfyesin kombëtar për arritjen e objektivave për zhvillimin e qëndrueshëm deri në vitin 2030. Një dokument strategjik që përmban 66 kritere të matshme që do të orientojnë punën e institucioneve publike. Vendimi i dytë është ai i partneritetit strategjik mes institucioneve dhe qeverisë shqiptare me agjencitë e OKB-së, një dokument që bazohet në tre shtylla, zhvillimi i qëndrueshëm i kapitalit njerëzor, transformimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e gjelbër dhe mirëqeverisja, drejtësia dhe të drejtat e njeriut”, shtoi ajo.
KOHA JONË SONDAZH

