Zv/kryeministrja Koçiu: Automotive Fair Albania, pasqyra e një Shqipërie që lëviz me shpejtësi drejt së ardhmes

Edicioni i katërt i“Automotive Fair Albania” solli për publikun një tjetër event të madh dedikuar pasionit për automjetet dhe teknologjinë. Në mbrëmjen e djeshme që shënjoi edhe siparin e hapjes së këtij aktiviteti që do të zgjasë deri në 24 maj në Tiranë, e pranishme ishte edhe zv/kryeministrja Albana Koçiu. Në një postim në Facebook, Koçiu thotë se ”Automotive Fair Albania” nuk është thjesht një panair makinash, por pasqyra e një Shqipërie që lëviz me shpejtësi drejt së ardhmes, inovacionit dhe mobilitetit modern.

“Në edicionin e saj të IV, përmes bashkëpunimit institucional dhe vizionit për standarde bashkëkohore europiane, Automotive Fair Albania po e kthen Tiranën në një pikëtakim të teknologjisë, edukimit dhe industrisë automotive. Drejt Shqipërisë Europiane, me më shumë siguri dhe më shumë ambicie për transportin modern”, tha Koçiu.

Një nga risitë e këtij edicioni është pjesëmarrja për herë të parë në Shqipëri e “Stunt Street Show”, një performancë e njohur ndërkombëtarisht, e realizuar nga një ekip fitues i shumëfishtë i spektaklit botëror të makinave. “Automotive Fair Albania” synon të promovojë industrinë automotive, inovacionin dhe talentet e reja, duke u kthyer në një pikëtakim të rëndësishëm për profesionistët dhe entuziastët e këtij sektori në vend dhe më gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?