FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zv/kryeministrja Koçiu dënon dhunën jashtë Kuvendit: E papranueshme dhe jashtë kornizës demokratike

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas incidenteve të ndodhura sot jashtë godinës së Kuvendit, duke dënuar ashpër dhunën fizike të shfaqur gjatë protestës nga ana e protestuesëve. Koçiu e cilëson sjelljen agresive si të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me parimet demokratike, duke theksuar se as protesta dhe as përfaqësimi qytetar nuk mund të justifikohen përmes dhunës. ”Dhuna verbale dhe fizike e shfaqur sot jashtë Kuvendit është e papranueshme dhe jashtë çdo kornize demokratike. Sjellje të tilla agresive nuk i bëjnë nder as protestës dhe as kujtdo që pretendon të përfaqësojë qytetarët e këtij vendi”,-thuhet në reagimin e saj.

Postimi i plotë

Dhuna verbale dhe fizike e shfaqur sot jashtë Kuvendit është e papranueshme dhe jashtë çdo kornize demokratike. Sjellje të tilla agresive nuk i bëjnë nder as protestës dhe as kujtdo që pretendon të përfaqësojë qytetarët e këtij vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skenarët për destabilizim dhe kaos, të orkestruar nga një grup i vogël njerëzish që i vendosin agjendat e tyre politike mbi interesin e vendit, nuk mund dhe nuk do ta marrin kurrë peng jetën publike dhe politike të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto tentativa do të dështojnë gjithmonë, ashtu siç kanë dështuar edhe në të kaluarën, duke u lënë njollën e turpit dhunuesve dhe braktisjen e qytetarëve, të cilët sot, më shumë se kurrë, zgjedhin rrugën e zhvillimit dhe të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?