Zv/kryeministrja Koçiu: Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura në Orikum, mbron mjedisin dhe zhvillon turizmin

Zv/kryeministrja Albana Koçiu vizitoi nga afër impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Orikum, Vlorë, i cili tashmë është në funksion. Koçiu shkruan se ky impiant është një investim i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit sipas standardeve të BE-së.

Impianti ka ndikim në shëndetin publik, në mbrojtjen e mjedisit, pasi mbron ekosistemet e ndjeshme si Parku Kombëtar Karaburun-Sazan, Laguna e Nartës, si dhe për turizmin dhe ekonominë, pasi përmirëson imazhin e Orikumit si një destinacion i qëndrueshëm dhe i pastër.

Zv/kryeministrja Koçiu vizitoi ditët e fundit qytetin bregdetar të Vlorës, ku pa nga afër investimet që kanë përfunduar dhe ato që janë në proces, si impianti i ujërave të ndotura në Orikum, Bulevardi i Ri në Orikum, konviktin e shkollave profesionale në Vlorë. etj Investimet që po kryhen në Vlorë e vendosin qytetin bregdetar në hartën e destinacioneve më tërheqëse të jugut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?