Zv/kryeministrja Koçiu në Baku: Shqipëria shembull sesi investimet strategjike transformojnë qytetet

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ndodhet në Baku (Azerbajxhan), ku mori pjesë në Forumin Botëror Urban 2026, (World Urban Forum 2026), një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar zhvillimit urban, strehimit dhe qëndrueshmërisë së qyteteve. Koçiu bën me dije se ndau vizionin dhe përvojën e Shqipërisë mbi ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta, si përgjigje ndaj sfidave globale në rritje të urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike.

“Zhvillimi urban nuk është vetëm çështje infrastrukturore, por një investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe të ardhmen e qytetarëve”, nënvizoi Koçiu. Për të Shqipëria është sot një shembull konkret se si vizioni politik dhe investimet strategjike transformojnë qytetet dhe modelin ekonomik të vendit.

“Përmes investimeve, inovacionit, politikave të gjelbra dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, vijojmë angazhimin për të projektuar qytetet e së ardhmes, me bindjen se zhvillimi ka vlerë vetëm kur përkthehet në më shumë mundësi dhe mirëqenie për qytetarët”, theksoi Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forumi, i organizuar nën kujdesin e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, bën së bashku liderë botërorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ekspertë dhe politikbërës për të diskutuar mbi sfidat dhe zgjidhjet që lidhen me urbanizimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen e qyteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?