Zv/ministri Qefalia lëshon kritikat: Deputetët e listave të mbyllura s’kanë shumë kontakt me qytetarët

Zv/ministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, fletpër nismën e takimeve të përjavshme me qytetarët, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të “Pranisë Besnike”.

Qefalia bëri të ditur se takimet do të nisin këtë të premte, në orën 17:00, dhe do të zhvillohen individualisht. Sipas tij, kjo nismë synon të rrisë besimin e qytetarëve dhe të forcojë komunikimin e drejtpërdrejtë me deputetët.

“Drejtuesi politik, deputeti, duhet ta dëgjojë hallin sikur e ka të vetin, jo thjesht në mënyrë formale. Kjo duhet t’i kthehet në shërbim. Kur një çështje nuk zgjidhet menjëherë, atëherë ka angazhim. Është marrje përgjegjësie”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qefalia theksoi gjithashtu nevojën për ndryshime në Kodin Zgjedhor, duke argumentuar se deputetët e listave të mbyllura kanë më pak kontakt me qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka nevojë për një ndryshim të Kodit Zgjedhor, ku deputetët në listat e mbyllura s’e kanë shumë kontaktin me qytetarin”, deklaroi Qefalia në ”A2cnn”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?