Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit mbërrin në Tiranë dhe viziton SPAK-un, zbardhen takimet
Mark Fleming, zv/ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, ka qenë të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme. Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e posaçëm Klodian Braho.
Në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe funksionarë të tjerë të lartë.
Zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës. Në takim kanë marrë pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.
Takimet e zyrtarit të lartë vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

