FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zvërneci, Ministri Hoxha: Do vendosim ekuilibrin më të mirë mes nevojës për zhvillim dhe mbrojtje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një deklaratë për mediat theksoi edhe njëherë se nuk ka një projekt të mirëfilltë në Zvërnec.

Hoxha u shpreh se në bazën e projektit do të zhvillohet një vlerësim i thelluar për ndikimin në mjedis. Ministri vuri në dukje faktin se projekti bëhet nga arkitektët më të mirë në këtë fushë, dhe do të vendosë ekuilibër mes nevojës për zhvillim dhe mbrojtje.

Nuk kemi një projekt. Është përsëritur kushedi se sa herë një gjë e tillë. Nuk ka një projekt të mirëfilltë të miratuar. Ka një punë që po bëhet për një projekt. Unë besoj informacionin e qeverisë sime nga arkitektët më të mirë ndërkombëtar, se si të hartojnë në mënyrën më të mirë zhvillimin dhe natyrën. Mbi bazën e këtij projekti do të zhvillohet një vlerësim i thelluar për ndikimin në mjedis, në përputhje me legjislacionin dhe angazhimet tona. Nuk e kam sepse ende nuk është bërë. Do të bëhet nga më të mirët që punojnë në këtë fushë, brenda dhe jashtë vendit. Do të vendosim ekuilibrin më të mirë, midis nevojës për zhvillim dhe mbrojtje. S’po shpikim asgjë, është bërë gjetkë. Është projekt privat, në zonë private, nga një investitor privat”, u shpreh Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?